Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Vlorë-Kuç, ku një 70-vjeçar ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka përfunduar në humnerë.
Si pasojë e dëmtimeve ka përfunduar në spital drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, rreth 65-vjeç.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Vlorë-Kuç, shtetasi K. H., rreth 70 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një humnerë.
Si pasoje e aksidentit ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja E. H., rreth 65 vjeçe, të cilët u transportuan në spital, për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.