Po transportonte 22 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 41-vjeçari në Pogradec

Policia e Korçës vijon goditjen në kuadër të operacionit policor “Perimetri”. Gjatë një aksioni të fundit, efektivët kanë arrestuar një 41-vjeçar me iniciale N.R., pasi është kapur duke transportuar kundrejt shpërblimit 22 emigrantë të paligjshëm. Ai është kapur pranë fshatit Grabovicë, Pogradec me mjetin tip furgon “Benz”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Forcat Speciale “Shqiponjat” në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit N. R., 41 vjeç, banues në Fier dhe u shpall në kërkim shtetasi F. Q., 28 vjeç, banues në Durrës. Shërbimet e policisë, kanë kapur pranë fshatit Grabovicë, Pogradec, shtetasin N. R., me mjetin tip furgon “Benz”, duke transportuar 22 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.Nga veprimet e mëtejshme hetimore dyshohet se bashkëpunëtor me 41-vjeçarin, në këtë aktivitet kriminal, ishte edhe shtetasi F. Q., i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *