Belind Këlliçi hyn me urban në stadiumin “Air Albania”

Belind Këlliçi është kandidati i fundit që është ngjitur në podiumin e stadiumit Air Albania, ku i është rezervuar edhe pritja më entuziaste nga të pranishmit.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” çel sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 14 Majit, ku do të zgjidhen drejtuesit e 61 Bashkive. Të pranishëm në Mitingun e sotëm janë të gjithë kandidatët në rang vendi, ndërsa fjala kryesore mbahet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta që janë edhe bashkëdrejtuesit e koalicionit.

Gara më e ethshme pritet të jetë në disa prej bashkive kryesore të vendit, si Tirana, Elbasani, Durrësi e Shkodra, ndërsa zgjedhjet pritet të shënjojnë edhe zhvillimet e mëtejshme politike në vend, nëse Edi Rama dhe socialistët do të lëkunden nga pozitat e tyre, apo do të çojnë të qetë deri në fund mandatin e tyre qeverisës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *