Gazetari amerikan i Wall Street Journal, i arrestuar dhe burgosur në Rusi për spiunazh, i ka dërguar letrën e parë familjes së tij.
“Nuk e humb shpresën”, shkruan ai në letrën e publikuar nga gazeta amerikane.
Gershkovich u arrestua muajin e kaluar në Ekaterinburg nga FSB, shërbimi sekret rus; si administrata Biden ashtu edhe WSJ i kanë mohuar akuzat për spiunazh.
Në një letër të shkruar me dorë, 31-vjeçar itha se ai është optimist dhe bën shaka për ushqimin e burgut.
“Unë lexoj, bëj ushtrime dhe po përpiqem të shkruaj. Ndoshta, më në fund, do të shkruaj diçka që ia vlen të lexohet. Mami, për fat të mirë apo të keq, më ke përgatitu për ushqimin e burgut”, vazhdoi gazetari, duke thënë se për mëngjes ha qull gruri, tërshërë dhe drithëra,” tha Gershkovich.