Një aksident i rëndë ka ndodhur në veri të Greqisë, ku gjashtë persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur rëndë.
Aksidenti fatal ka ndodhur në kilometrin e 59-të të kryqëzimit Makri-Komotini, kur një makinë me 10 emigrantë të paligjshëm ka hyrë me shpejtësi marramendëse në anën e kundërt të trafikut për të shmangur kontrollin nga policia, duke goditur kështu një makinë të drejtuar nga një 45-vjeçar.
Gjashtë persona humbën jetën menjëherë, duke përfshirë drejtuesit e dy automjeteve, ndërsa gjashtë nga emigrantët u dërguan në një spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.