Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka përfunduar mitingun për çeljen e fushatës zgjedhore të 14 majit të mbajtur në “Air Albania”.
Në përfundimi të fjalës së tij ish-kryeministri Sali Berisha theksoi se ka ardhur koha që pushteti t’i kthehet qytetarëve.
Berisha gjithashtu theksoi se në këto 10 vite qytetarët janë përballur me krimin, drogën si edhe vjedhjen e taksave të tyre, ndërsa bëri thirrje që në 14 maj shqiptarët të votojnë ndryshimin.
“Kam një thirrje për 83% të shqiptarëve që duan të largohen nga Shqipëria, çfarëdo qofshi ju demokratë apo socialistë, votoni më 14 ndryshimin. I them emigrantëve vërshoni nga të katër anët e atdheut, urdhëroni në Shqipëri dhe votoni. Zoti ju bekoftë ju dhe Shqipërinë”, tha ai.
Pjesë nga fjala e Berishës:
“Këta kanë motiv për vrasjen, ‘kokën t’i hanë njëri-tjetrit”. Ne nuk jemi njësoj. Sepse me zotimi ynë janë lufta kundër korrupsionit dhe transparenca. Gara e hapur është ligji ynë. Familjarët e tyre, duke filluar nga ata të Edi Ramës , që do të denoncohej se kishte fshehur 200 mln euro janë vërsulur si lukuni mbi tendera. Familjarët e Sali Berishës, pas kontrolleve, të agjencive më të fuqishme, gjeten se kishin zeron përfitime. I them Edi Ramës se të gjitha ato tenderua e prokurime të familjes tënde dhe familjes së ministrave të tu, do t’u kthehen dhe do t’u bien mbi kokë. Fundi me 14 maj është i tmerrshëm për ju. Ne nuk jemi njësoj sepse për Edi Ramën, fshati shqiptar nuk ekziston.
Ne do të ndërtojmë rrugë e shkolla me çmime reale. Ne besojmë se shqiptarët dihet të gëzojnë të drejta të njëjta në vendin e tyre. Në 14 maj, ashtu si në vitin ’92 jemi në mision. Të ftojmë miqtë, të afërmit tanë, të përçojmë ndryshimin. Ndaj u ftoj ju, mos çoni përpara vjedhjen dhe varfërinë tuaj. Ndryshimi është në duart tuaja. Votoni ndryshimin për fëmijët tanë, për t’ju shpëtuar atyre të ardhmen. Në 10 vite realiteti juaj ka qenë mashtrim, vjedhje e dëbim, ky realitet është i dhimbshëm dhe e bën të vështirë njeriun të ëndërrojë dhe të besojë. Ne jemi burra e gra, djem dhe vajza të lirisë. Ne me besimin tek liria do t’ja dalim. Arritjet e mëdha vijnë vetëm nga fryma sepse fryma që ndjej është frymë e ndryshimit, fitores, që në vitin ’92 solli ndryshimet epokale në Shqipëri. Kjo tregon se shqiptarët po ringrihen. Ju ftoj të gjithëve t’i bashkoheni kësaj fryme. Sot ju bëj thirrje të votoni ndryshimin. Qëllimi ynë do të jetë anëtarësimi i Shqipërisë në BE. Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. Objektivat tona do të jenë gjilpëra për të qepur plagët e hapura të shpopullimit. Shqipërinë do ta shpëtojnë shqiptarët, dashurinë më të sinqertë do t’ja japin vetëm bijtë e saj. Unë besoj në një Shqipëri me rroga europiane. Një Shqipëri që mundëson kushte shqiptareve për të jetuar. Besoj në një qeveri të vogël të përulur para qytetarëve, besoj në një administratë eficente. Unë besoj se ka ardhur koha për këtë Shqipëri. Të lëmë mbrapa Shqipërinë e krimit, drogës dhe të vjedhjeve. Të jeni të sigurt se po realizuam këto Europa do të na hapë dyert njësoj siç bëri NATO”.