Deklaratat e avokatit Spartak Ngjela mbi fenomenit të përdhunimit kanë krijuar reagime të shumta në rrjet . Teksa fliste rreth fenomenit në emisionin ‘Me lër të flas’’ , avokati deklaroi se një femër kur përdhunohet dhimbja i kthehet në kënaqësi dhe nuk e kundështon me përdhunuesin e tij.
Janë po këto fjalë që kanë nxitur reagime në rrjetet sociale nga komentues, gazetarë dhe analistë.
Fillimisht ka reaguar gazetarja Beti Njuma, e cila në një postim në facebook shkruan se avokatin e ka lënë mendja.
“Ngjela left the chat ose Avokat të ka ik meNia!”, shkruan Njuma.
Po ashtu dhe analisti Edvin Kulluri është shprehur se Ngjela ose duhet të kërkojë falje qytetarëve për këto deklarata, ose nuk duhet që të dalë në asnjë televizion.
“Marrezia duhet ndaluar! Ne kete vend, ne televizone po thuhen cmendurira pafund! Spartak Ngjela ose duhet tu kerkoje ndjese publike grave per ate c’ka thene per perdhunimin ose duhet te perjashtohet nga studiot televizive perfundimisht! Te besh medemek sofizem juridik me dhunen seksuale ndaj grave eshte e turpshme per nje njeri publik! Askush ne nje vend ku sundon ligji nuk mund te justifikoje perdhunimin dhe cdo lloj dhune ilegjitime ndaj personit apo prones! Keto jane deklarata te denja per shoqeri barbare pa ligj, pa zakon! Turp,” shkruan Kulluri
Prezantuesi Enkel Demi me anë të një postimi në Facebook, shkruan se Ngjela është rëndë.
“Ky është rëndë…“, shkruan Demi
Po ashtu dhe gazetarja Dasara Karaiskaj ka reaguar mbi këtë deklaratë, duke e quajtur Ngjelën flliqësirë dhe neveri.
“O Spartak Ngjela, o pis! O fëlliqësirë. O neveri. Kaq kisha, faleminderit,” shkruan Dasara