Jeff Bezos shkon në hapësirë, njerëzit i presin ‘biletën’ vetëm vajtje: Mos të kthehet më në Tokë!

Udhëtimi në hapësirë prej 28 miliardë dollarësh i Jeff Bezos, ka shkaktuar një kauzë virale kundër tij.

Më shumë se 10 mijë njerëz janë duke firmosur një peticion online, i cili bën thirrje të mos lejohet më rikthimi i tij në tokë, duke e parë këtë udhëtim si një mundësi që Bezos të qëndroj në hapësirë përgjithmonë.

Aty shkruhet: “Jeff Bezos është në të vërtetë Lex Luthor, maskuar si pronari i supozuar i një dyqani online. Ai është në të vërtetë një perandor i lig, që dominon të gjithë globin.

Ne e kemi ditur këtë për vite me radhë. Jeff ka punuar me Epstein dhe Knights Templar, si dhe Masonët e Lirë, për të fituar kontrollin mbi të gjithë botën.

Ndërkohë qeveria jonë qëndron në hije dhe e lejon këtë të ndodhë. Ky mund të jetë shansi ynë i fundit para se ata të mundësojnë mikroçipet 5G dhe të bëjnë një pushtim masiv.”

Bezos ende nuk ka komentuar publikisht për peticionin, por në një postim më 7 qershor në Instagram, ai zbuloi se kishte ëndërruar të udhëtonte në hapësirë që kur ishte 5 vjeç: “Unë do ta bëj atë udhëtim me vëllain tim. Aventura më e madhe, me mikun tim më të mirë.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *