Begaj nga Korça: ”Drita e Pashkës ndriçoftë mendjen dhe jetën e shqiptarëve”

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar sot pashkët nga Korça ku ka mbërritur për një vizitë me rastin e festës.

Presidenti uroi të gjithë besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës.

“Uroj për të gjithë shqiptarët që kjo pashkë ardhtë e mbarë dhe drita e Pashkës ndriçoftë mendjen dhe jetën e shqiptarëve”, tha ai.

Teksa u pyetu dhe për situatën parazgjedhore Kreu i Shtetit nuk ka preferuar të përgjigjet.

“Kjo është një festë dhe mos ta prishim atmosferën e festës. Gëzuar pashkët!”, deklaroi Begaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *