HEC-et, banorët ngrihen në protestë: Këtu s’ka marrëveshje, por hajdutëri

Banorët e fshatit Kaçinar në Mirditë kanë dalë në protestë kundër ndërtimit të HEC-eve.

Që prej vitit 2019-të, ata janë të vendosur për të mos lejuar ndërtimin e hidrocentraleve të cilët thajnë burimet ujore dhe dëmtojnë rëndë mjedisin.

“Kemi dalë edhe herë të tjera por tani po behet më e egër dalja. Edhe kafshë të ishim, edhe Enver Hoxha nuk na hiqte ujin dikur. Edhe në burgun e Spaçit nuk janë trajtuar ashtu. Kur nuk kemi këto të drejta, duhet të vijnë të bisedojnë që të bëhet marrëveshje. Këtu s’ka marrëveshje, këtu ka hajdutëri. Po na hoqët ujin, na kanë hequr jetën. Do i vazhdojmë protestat”, tha një banor për mediat.

Kjo nuk është hera e parë që mirditorët kundërshtojnë ndërtmin e HEC-eve. Më 16 prill të 2019 ata firmosën një peticion kundër ndërtimit të HEC-eve.

Banorët kundërshtojnë vendimet e qeverisë, të ndërmarra për ngritjen e dy HEC-ve mbi lumin Urakë.

Sipas banorëve, vendimet për ndërtimin e HEC-ve janë marrë dhe nënshkruar në mungesë dhe transparencë të plotë me komunitetin vendas.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *