Liverpool ka qenë protagonist i një sezoni shumë zhgënjyes. Skuadra e Klopp është në vendin e tetë në kampionat shumë larg zonës Champions League dhe ka dalë jashtë luftës për titull shumë shpejt.
Duke parë se pjesëmarrja në edicionin e ardhshëm të kompeticion elitar europian është pothuajse i pamundur për The Reds, klubi po mendon të bëjë disa ndryshime në merkaton e verës. Në fakt, në Angli po flasin për një revolucion të vërtetë te Liverpool.
Këtë e ka zbuluar Football Insider: emrat e sigurt për t’u larguar nga skuadra në fund të sezonit për arsye të kontratës janë ato të Chamberlain, Keita, Arthur, Milner, Adrian dhe Firmino. Këtyre, sipas portalit, mund t’i shtohet edhe Joel Matip.
Klopp, në fakt, duket se ka dhënë miratimin e tij për largimin e qendërmbrojtësit, me kusht që klubi të marrë një ofertë të përshtatshme.
Për sa i takon fushës, Të Kuqtë do të kthehen në fushë ditën e nesërme për të luajtur në kampionat kundër Leeds. Ekipi i Klopp është 12 pikë larg vendit të katërt në renditje kur kanë mbetur edhe tetë javë kampionat për t’u luajtur.