Arma anti-dron e teknologjisë së lartë, mbrojti Biden në turin e Europës (Video)

Turi në Evropë i Presidentit amerikan ka ngjallur vëmendjen e të gjitha mediave botërore. Biden u takua dje me Mbretin Philippe të Belgjikës në Pallatin Mbretëror në Bruksel dhe personeli i sigurisë në zonë u fotografua ndërsa mbante një armë anti-dron të teknologjisë më të lartë. Kjo armë ka fuqinë  të neutralizojë gjithçka, nga tentativat për vrasje tek fotot nga ajri.  Fotoreporteri, Doug Mills ka arritur të sigurojnë fotot e rojeve që ishin përgatitur për një ”pushtim”, ndërsa policia belge mbante dy lloje sistemesh anti-dron.

Kjo armë që arrin të shkrepë predha kundër dronëve dhe përdor bllokimin e radio frekuencës i përket kompanisë “Drone Shield”. Ai gjuan një predhë (me shënjestër të asistuar) që zgjerohet në një rrjetë, duke kapur fizikisht dronin e synuar dhe duke përdorur një parashutë për ta zbritur atë në tokë në mënyrë të sigurt.

Përdor ajër të kompresuar për të lëshuar një predhë deri në dron pasi operatori ta ketë shënjestruar atë, duke përdorur SmartScope, që llogarit shpejtësinë dhe rrezen e dronit automatikisht”,

Një arritje e shkencës dhe mbrojtjes ushtarake të niveleve më të larta. Produkti përfshin antena të drejtuara me performancë të lartë në një dizajn të lehtë të stilit të pushkës, me një panel kontrolli intuitiv për të zgjedhur dhe angazhuar gamën e frekuencave të bllokimit për mposhtjen e objektit të shenjestruar. DroneGun Tactical siguron një kundërmasë të sigurt kundër një game të gjerë kërcënimesh.

/Burimi PetaPixel/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *