Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas fjalorit brutal që ka përdorur kryeminsitri Rama në një takim me banorët e Kavajës.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha ka postuar videon kur Rama ‘ofendon’ banorët e Kavajës.
Ai iu drejtua kavajasve me pyetje perverse dhe në kontekst seksual, të tipit: “Pse e doni gjithmonë mbrapsht”?
“Luzi e di drejtimin, shkon vetëm përpara, ju mbetët duke shkuar mbrapa. Luzi është vetëm avanti. Ç’e keni këtë zakon që doni mbrapsht gjithmonë, s’e kuptoj?”, iu drejtua Rama, kavajasve.
Në reagimin e tij kreu demokrat Berisha shkruan, “banalitet dhe fjalor alla alabak vetëm për të mbuluar vjedhjet e veta”.
Postimi i plotë:
Banalitet dhe fjalor alla alabak vetëm për të mbuluar vjedhjet e veta.
Kësaj i thonë fushatë?!
Dëgjojeni sipas dëshirës! #sb