Dhunohet në Tiranë anëtari i LGBT, reagon menjëherë Ambasada Gjermane

Një anëtar i LGBT është dhunuar në Tiranë nga disa të rinj.

Kallëzimi në polici është bërë nga vetë 21-vjeçari me iniciale E.M., që deklaron se në rrugën ‘’Vëllezërit Manastirli’’ është goditur nga disa persona.

Policia e ka pajisur të riun me vendim mjeko-ligjor dhe po punon për të kapur autorët.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Me datë 16.06.2021, shtetasi me iniciale E. M., 21 vjeç, kallëzon se në rrugën “Vëllëzërit Manastirli” e kanë goditur disa persona ende të paidentifikuar.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.2, pas marrjes së kallëzimit e kanë pajisur të dëmtuarin me vendimin mjeko-ligjor dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Ambasada Gjermane e cila e konsideron tronditëse këtë sulm, ndërsa i kërkon policisë që ta zbardhë sa më parë.

“Me tronditje mësuam për sulmin brutal ndaj një anëtari të komunitetit të LGBTIQ mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Sulmi, i cili mesa duket lidhet me identitetin seksual të viktimës, duhet të zbardhet plotësisht dhe menjëherë nga policia dhe organet e drejtësisë.

Ne si Ambasadë Gjermane kundërshtojmë me vendosmëri çdo forme të dhunës verbale dhe fizike, në përgjithësi dhe e drejtuar kjo ndaj pakicave dhe anëtarëve të lëvizjes LGBTIQ. Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për barazinë dhe kundër diskriminimit”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *