Lajçak i shqetësuar për situatën në veri: Palët të normalizojnë marrëdhëniet

 

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se është i shqetësuar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shtuar se këtë javë ka punuar në dokumente, të cilat i ka quajtur të rëndësishme, për zbatimin e marrëveshjeve të dialogut Kosovë-Serbi.

Gjatë kësaj jave, ka thënë Lajçaku, është thelluar edhe më shumë në gjendjen aktuale në rajon, të cilën në disa raste, ai e ka quajtur shqetësuese.

Ka thënë se pret nga palët që të jenë plotësisht të fokusuara në normalizimin e marrëdhënieve.

“U takova gjithashtu me deputetin e Parlamentit Evropian, Matjaz Nemec, për të diskutuar perspektivat tona për ecurinë e dialogut dhe çështjet e Ballkanit Perëndimor më gjerë në Parlamentin e BE-së. Është gjithmonë e dobishme të shkëmbehen pikëpamje për të qëndruar të përditësuar mbi zhvillimet e fundit”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ka pasur biseda telefonike produktive me partnerët në terren, për siç ka thënë ai, për të kuptuar më mirë gjendjen dhe zhvillimet në veri të Kosovës.

Lajçak ka thënë se për zhvillimet në veri ka folur edhe me komandantin e KFOR-it

 

“Siguria ishte gjithashtu në fokus të takimit tim me shefin e EULEX-it, ambasadorin Wigemark. Diskutuam zhvillimet e fundit në Dialog dhe situatën rreth targave, si dhe shkëmbyen shënime për zgjedhjet e ardhshme dhe zhvillimet e tjera në veri të Kosovës. Gjithashtu pata mundësinë të informoj Përfaqësuesen Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm për Kosovën dhe Shefen e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Caroline Ziadeh, për progresin në dialog përpara konferencës së saj të rregullt në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, ka thënë ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *