Sherr mes shqiptarëve në Greqi, plagoset 36-vjeçari

Dy shqiptarë janë konfliktuar mes tyre në një restorant në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në rrugën Arachthou në Colonos në një restorant ku njëri prej shipëtarëve ka filluar të shqetësonte kamarieren, e cila kishte lidhje me shqiptarin tjetër.

Pas sherrit, njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur bashkatdhetarin në krahë dhe në shpinë.

Si pasojë e plagëve të marra, 36-vjeçari është dërguar në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *