Jakup Keraj, mjeshtri i harruar/ Suzana Varvarica promovon monografinë e piktorit

Skulptoria dhe studiuesja e artit Suzana Varvarica, ka sjell një monografi të piktorit të njohur shkodran Jakup Keraj.  Artististi shqitar lindi më 15 shtator 1933 në Shkodër dhe ishte student i grupit të parë të artistëve që studjuan në Institutin e Pikturës, Skulpturës dhe Arkitekturës në Shën Petërburg, ish Bashkimi Sovjetik.

Studimi i Varvaricës paraqet të plotë portretin e artistit që u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare në vitin 1987. Në promovim, ajo e solli përmes kujtimeve të një nga emrave më të vlerësuar në artin shqiptar, me një kontribut të madh në krijimtarinë artistike Ksenofon Dilo, i cili e ka njohur nga afër Jakup Keraj.

“Ai mbetet mjeshtër i trajtimit të figurave duke theksuar jo vetëm tiparet, por duke vërejtur me kujdes, anën psikologjike të veprës. Ndodh që autorë të shquar të mbeten jashtë vëmendjes, sepse kritika jonë, aq sa është mbetet subjektive, e njëanshme dhe hera-herës pikas më lehtë, se sa vlerat e heshtura, por të vërteta të çdo trajte qofshin ato”, tha Varvarica në emër të Dilos.

Mbi mjeshtërinë e veprave që la pas u ndal profesor Gazmend Leka. “Peneli i Jakupit nuk ishte një zgjatim i dorës së tij, nuk ishte një zgjatim i qenies së tij, por ishte piktura mu në qendër. Ishte sikur piktura po fliste vetë, sikur Jakupi ishte një instrument për t’u shfaqur”, -tha ai.

Botuesja Anila Bisha, rrëfeu anën personale me familjen e Jakup Kerajt, që më në fund hoqën një peng. “Ky botim është shumë personal me mua sepse ka të bëjë me marrëdhënien që unë kam me të bijën e piktorit, Albanës. Ajo dhe bashkëshorti i saj besoj sot kanë realizuar një nga ëndrrat e hershme për të sjellë një botim siç e meritonte ati i tyre”, -tha ajo.

Botimi mbi Jakup Kerajn, mbush boshllëkun që la pas ikja e tij në gati katër dekada dhe i jep jehonë, një arti të lënë në harresë. Piktori Shkodran ishte një nga artistwt e rëndësishëm shqiptar të portretit në gjysmën e dytë të shekullit XX. Ai arriti të shquhet si një individualitet, që pati ndikim në pikturën realiste shqiptare.

Vlerësime

1960 – Vlerësohet me “Çmim të Parë” në gjininë e portretit.

1963 – Vlerësohet me medalje bronzi në Bienalen e Aleksandrisë, Egjipt.

1970 – Dekorohet me Urdhërin “Naim Frashëri i klasit III” (Nr Dekretit 4631)

1986 – Merr titullin “Piktor i Merituar” (Nr. Dekretit 7068)

2002 I jepet Urdhëri “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu (Nr.Dekretit 3555)

2008 – Vlerësohet me titullin “Qytetar Nderi i Shkodrës”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *