Juria e “Britain’s Got Talent” mbeti pa fjalë kur një konkurrent i vuri zjarrin vetes në mes të skenës gjatë një audicioni në spektaklin e fundit.
Simon Cowell, Amanda Holden, Bruno Tunioli dhe Alesha Dixon nuk mund t’i besonin syve teksa performuesi Thomas Vu realizoi numrin e rrezikshëm.
Përpara fillimit të performancës, 35-vjeçari, i cili më herët kishte qenë pjesë e America’s Got Talent, u shpreh se donte t’i tregonte botës se bërja e Kubit Rubik mund të jetë me të vërtetë interesante.
Më pas, ai e realizoi provën e vështirë pa pësuar asnjë lëndim dhe kaloi në raundin e radhës.