Katër të burgosurit thurën planin strategjik për të dalë nga qelia dhe për t’u rikthyer në shtëpi.
Bledi iu shpreh banorëve që ata të thonë se ai ishte shumë i mllefosur dhe nisi të debatonte kot.
Ndërsa Qetsorit i tha se ai duhet të thotë shprehje të tipit: “Ik se nuk jam niveli i tij”, në mënyrë që misioni i tyre, të jetë sa më i besueshëm.
Bledi përmendi dhe momentin kur Luizi tha që ai është burgaxhi dhe plak dhe se me këtë koment, do kapej me Luizin.
Qetsori propozoi që ata tu thonin banorëve se e kanë të paqartë situatën. Gjithashtu, ai u shpreh se fillimisht do takojë Nitën duke qenë se e ka më të afërt, e më pas do flasë me Efin, për ta falenderuar për mbështetjen e saj.