Banorët dalin nga burgu, ja çfarë misioni u dha ‘Vëllai i Madh’

Bledi, Dea, Kristi dhe Qetsori dolën nga burgu dhe u përpoqën në maksimum të mbanin të fshehtë misionin që iu përcaktua nga Vëllai i Madh.

Sapo dolën nga burgu, të gjithë banorët shkuan në dhomën e gjumit për të kuptuar se përse dolën ata nga qelia.

Siç u bë plani, Kristi nuk i dha përgjigje askujt, Qetsori u pyet nga Luizi por e devijoi deri diku bisedën, ndërsa Dea po përpiqej të sqaronte vajzat.

Sa i përket Bledit, ai pati një përballje me Luizin dhe i tha se u ndje i prekur nga komenti që ai bëri në dhomën e ndenjes.

Rikujtojmë se, Luizi u shpreh Bledin që ai është burgaxhi dhe plak. Ky i fundit i tha Luizit se nuk ka pse e përmend fjalën burgaxhi në atë mënyrë, sepse ai ka kujtime jo të bukura nga burgu dhe ndihet i ofenduar.

Ai madje i tha Luizit se do të ikë nga shtëpia, për të parë reagimin e tij. Bledi shtoi se nga të gjithë banorët, vetëm Efi e mbështeti atë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *