11 emigrantë të paligjshëm në furgon, arrestohet 41-vjeçari

Një shtetas 41-vjeçar në Sarandë ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Ata synonin kalimin ilegal të kufirit.

Në pranga ka rënë Gjovalin Shkambi, banues në Shkodër. Në furgonin që drejtonte u gjetën 11 emigrantë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Eleven”.

U kap në flagrancë teksa transportonte 11 emigrantë, me furgon, për të kaluar ilegalisht kufirin, arrestohet 46-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Eleven”.

Në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të këtij operacioni, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasin Gj. Sh., 46 vjeç, banues në Shkodër.

46-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, teksa transportonte kundrejt fitimit, me një automjet furgon, 11 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *