Rita Ora për median britanike: T’u kujtojmë njerëzve se erdha në Angli si refugjate

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Rita Ora ka diskutuar përvojat e saj si refugjate dhe rëndësinë e historive pozitive të emigrantëve. Ora dhe familja e saj u larguan nga Kosova në vitin 1991 mes tensioneve etnike dhe dhunës pasi ish-Jugosllavia u shpërbë dhe mijëra njerëz kërkuan strehim në Mbretërinë e Bashkuar dhe vende të tjera.

“Në këtë pikë të karrierës sime – unë kam ‘në lojë’ 10 vite më shumë, tani ndjeva se ishte e rëndësishme t’i kujtoja publikut, si dhe vetes, udhëtimin tim. Perceptimi e një vajze si unë që vjen nga një vend i botës së tretë si Kosova”,- u shpreh artistja.

Ora theksoi rëndësinë e vlerësimit të mundësive që i janë dhënë: “Nëse nuk do të kisha mundësi të transferohesha në Londër dhe prindërit e mi nuk do ta bënin atë ndryshim të guximshëm, nuk do të mund të ulesha këtu dhe të flisja me ju. Dhe në krye të kësaj, të bëja dhe muzikë. Unë them me vete çdo ditë, jam shumë me fat dhe kaq mirënjohëse. E di që e meritoj sepse punoj shumë. Por ka shumë fëmijë si unë prej nga jam, për të cilët kjo nuk ndodh vërtet. Kështu që nuk e marr kurrë si të mirëqenë”.

Dyshja diskutuan gjithashtu edhe klimën aktuale politike të refugjatëve, veçanërisht ata që shkojnë në Angli me gomone, të cilët janë kthyer në një sport politik.

“Duhet sikur vetëm sepse është shkruar në gazeta duhet të jetë e vërtetë. Por duhet të mbani ndër mend se ka shumë njerëz që mund t’i dëgjoni ose që shikoni në TV që kanë rrënjë emigrantësh”,- vijoi ajo.

Moderatori pranoi rolin e Orës si një shembull pozitiv dhe theksoi kontributet e rëndësishme të emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *