Afrona Dika ka folur sërish mbi ndarjen e saj me Blero Muharremin.
Teksa më parë asnjëri nga ata nuk preferoi të komentonte mbi këtë çështje, së fundmi blogerja nuk është kursyer duke dhënë versionin e saj të ndarjes.
Së fundmi, e ftuar në një emision, ajo ka treguar për herë të parë se si përfundoi lidhja e tyre.
“Thjesht nuk ka funksionuar më, kur e sheh se non-stop vjen tek një pikë që duhet ta diskutosh edhe nuk sheh më rrugëdalje tjetër, e shikon që nuk funksionon më atëherë mirë është me vendos diçka që të jetë e mirë për të dy anët. Prandaj edhe ne vendosëm që ta përfundojmë këtë martesë”,-u shpreh Afrona.
E pyetur nëse martesa e tyre mori fund me sherr apo në mënyrë të qytetëruar, ajo u përgjigj: “Nuk kemi sot kontakt dhe gjithçka ka përfunduar, për këtë pyetje ndoshta duhet të them se ka përfunduar me sherr”.
Kujtojmë se Blero dhe Afrona i dhanë fund martesës vetëm dy vite pasi u kurorëzuan. Arsyeja u përfol në atë kohë se ishte largësia pasi Blero qëndron ne Kosovë dhe Afrona në Zvicër.