Përnaska takim me banorë në Kalanë e Tiranës/ Shpalos programin elektoral për zgjedhjet

Kandidatja e PDIU-së, Lajla Përnaska, ka zhvilluar një takim me banorët në Kalanë e Tiranës.

Përnaska ka shpalosur tri shtyllat kryesore të programit të saj elektoral ku ka përfshirë mirëmenaxhimin e qytetit, përfshirjen e qytetarëve për projektet e zhvillmit të Tiranës si dhe ka premtuar transparencë për qytetarët.

“1. Tirana, SHTËPIA jonë.

Një parim administrimi, mirë-menaxhimi për qytetin, ashtu siç qytetarët mirë-administrojmë dhe kujdesen për shtëpitë e tyre.

2. BASHKËQEVERISJE me  qytetarët.

Për një përfshirje sa më të gjerë të qytetarëve, në projektet e zhvillimit për qytetin.

3. TRANSPARENCA 24/7 për 365 ditë.

Krijimi i aksesit të vazhdueshëm për qytetarët, lidhur me përdorimin e fondeve, që vijnë nga taksat tona, se ku dhe si përdoren këto fonde. Si edhe rritja e efiçencës së punës në Bashkinë e Tiranës, nëpërmjet monitorimit e vlerësimit të punës së punonjësve dhe garës së hapur për çdo pozicion, në bazë të profesionalizmit dhe jo militantizmit partiak“, theksoi ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *