Aurela Gaçe ka rikujtuar dasmën e saj vite më parë. Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja është rikthyer pas në kohë duke kujtuar momentet e dasmës së saj me Skerdin.
“Kur kam bërë dasmën, unë me Skerdin ishim martuar më përpara e kishim mbyllur atë muhabet por donim të mblidhnim njerëzit, shoqërinë, fisin, që erdhën të gjithë. Të gjithë, me gjithë nipër e mbesa, mezi kishin pritur se nuk u besohej që do të martohesha. Thanë do të shkojmë ta shikojmë vetë me sytë tanë katrahurën. Unë kisha tre fustane, me kurora të ndryshe. E fundit fare ishte krijuar nga Joni Peçi. Kur pashë kurorën mbarova, i thashë dhe tortën e dua kështu. Më vonë më thotë Mand Peza i pëlqyen të gjitha fustanet por për këtë kurorën thanë: Po kjo edhe ditën e dasmës e gjeti të sajojë?! Pastaj del Rita Ora në Met Gala. Gjithë mediat këtu shkëlqen, moda e re. Thashë: Eee, kur e bëjmë ne quhet sajesë, kur e bën bota quhet modë! Po çe, tëmën e sëmës”, ka thënë ajo.