Princ Harry ka konfirmuar se do të marrë pjesë në kurorëzimin e babait të tij, Charles III. Ndërsa gruaja e tij, Meghan Markle do të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara me fëmijët e saj.
Më 12 prill, Buckingham Palace njoftoi se Duka i Sussex do të udhëtojë në Londër për të marrë pjesë në ceremoni. Megjithatë, gruaja e tij do të qëndrojë në Los Angeles me dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet. Burimet thanë se Meghan Markle e refuzoi ftesën për të festuar ditëlindjen e djalit të saj, i cili këtë 6 maj do të mbushë 4 vjeç.
Nga ana tjetër, Markle nuk dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes dhe dëshiron të shmangë çdo thashethem që rrethon atë dhe familjen e saj. Sipas ‘The Sun’, monarku ishte shumë i lumtur që djali i tij do të ishte i pranishëm në ceremoni, por nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij për mungesën e nuses.
Kjo do të jetë hera e parë që Princi Harry do të ribashkohet me familjen e tij që nga publikimi i kujtimeve të tij ‘shpërthyese’ në librin e publikuar me titullin ‘Spare’. Harry nuk do të ketë një rol zyrtar në ceremoni, shkruajnë mediat e huaja.
Ai gjithashtu nuk do të marrë pjesë në procesionin midis Buckingham dhe ëestminster Abbey. Duka i Sussex flitete gjithashtu se nuk do të shfaqet me mbretin në ballkonin e pallatit. Charles III do të rrethohet nga gruaja e tij, Mbretëresha Consort Camilla, por edhe Princi i Uellsit dhe Princesha e Uellsit, Princi ëilliam dhe Kate Middleton, dhe fëmijët e tyre, George, Charlotte dhe Louis.