Kritika për lojën e banorëve/ Olta Gixhari rikthehet të martën në studiot e BBV

Olti Gixhari ka rreth dy javë që është larguar nga shtëpia e Big Brother. Ajo ka zgjedhur që të rikuperojë kohën e humbur me djalin e saj dhe për këtë arsye ka qenë shumë e distancuar nga komentet për Big Brother.

Ndryshe nga ish-konkurrentët e tjerë, Olta Gixhari nuk ka marrë pjesë në asnjë prime, por ajo ka zbuluar se do të ‘rikthehet’. Të martën, Olta do të jetë në prime.

Gjatë një videoje live duke komunikuar me ndjekësit, ish-banorja zbuloi se të martën do rikthehet në studion e Big Brother dhe do të ndajë disa mendime për lojën e konkurrentëve.

“Të martën do jem në prime, vetëm për ju do jem, do jap disa mendime të miat aty”, tha Olta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *