“Bandat qeverisin Durrësin”/ Cara: T’i japim fund keqpërdorimit të parave të buxhetit publik

Kandidati për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin me votë në 14 maj, për të kthyer në duart e tyre pushtetin.

Cara tha se Durrësi qeveriset nga bandat, të cilat duhet të largohen nga pushteti. Ai tha se beson fort që në 14 maj qytetarët do t’i japin votën, dhe së bashku do të sjellin ndryshimin e merituar në qytetin bregdetar.

“Përtej ndasive qëndrojnë vlerat, përtej pengesave qëndron dëshira dhe synimi i përbashkët për ndryshim. Ndryshim që do bëjë Durrësin dhe gjithë Shqipërinë më të paqme. Ndryshim që nis nga gjërat e vogla dhe përfundon tek projektet që i shërbejnë qytetarëve dhe qytetit.

T’i japim fund keqpërdorimit të parave nga buxheti publik. Ndryshimi duhet të ndodhë në Durrës për të larguar bandën që e drejton atë. Me urdhër të Ramës dërgohen mbetje, por nuk incenerohen. Të gjithë e dinë që ato janë paratë tuaja.

Dhe porti i ri që do bëhet, do na i marrin ne ato para, qytetarëve. Durrsakët që jetojnë jashtë u bëj thirrje që të vijnë dhe të kontribuojnë për qytetin e tyre. Besoj shumë në mbështetjen tuaj, në atë që mund të bëj për secilin prej jush, në çdo lagje. Mos harroni, në këtë garë është gjithë qyteti, jemi të gjithë bashkë. Kam besim absolut tek ju. Kini besim te unë që bashkë do e bëjmë qytetin më të mirë”, tha Cara.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *