Vrau me thikë biznesmenin italian, 12 vite burg për shqiptarin (Emri)

Autoritetet italiane kanë dënuar me 12 vite burg, shqiptarin Ilir Leba, i cili një vit më parë vrau me thikë biznesmenin italian, Tommaso Dini.

49-vjeçari shqiptar, sipërmarrës, u gjykua si i akuzuar për vrasjen e agjentit të pasurive të paluajtshme Tommaso Dini në Piazza Piave, në Scandicci (Firence) më 27 mars 2022.

Sipas mediave, Leba po ashtu do të duhet të paguajë edhe një shumë provizore prej rreth 260 mijë euro për familjarët e sipërmarrësit italian.

Nga hetimet rezulton se shkak i kësaj ngjarje dyshohet se ka qenë shitja e një shtëpie.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *