Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Natës së Kadrit. Kjo e fundit është një nga netët më të rëndësishme të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilët besimtarët myslimanë agjërojnë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Meta u shpreh se “Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj” dhe uroi pranimin e lutjeve dhe të agjërimeve të besimtarëve.
Postimi i plotë:
“Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj”.
Gëzuar Natën e Bekuar të paqes së madhe dhe të zbritjes së Kuranit!
Zoti t’jua pranojë lutjet dhe agjërimin të gjithë besimtarëve!