Ngjarja barbare/ Manja: 28-vjeçares nuk iu bë ekspertizë sepse…

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është shprehur se Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk ka ndërmarrë asnjë veprim kundrejt 28-vjeçares që u mbajt peng një javë dhe u dhunua nga i dashuri i saj, Gleard Gusholli.

Ai tha se Instituti i Mjekësisë Ligjore i kryen veprimet me vendim të Prokurorisë së Tiranës dhe deri më tani nuk ka asnjë të tillë. Gjithsesi, Manja tha se kjo gjë do të zgjidhet ditën e nesërme.

“Instituti i Mjekësisë-Ligjore për kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor vihet në lëvizje me vendim të Prokurorisë së Tiranës. Deri tani rezulton se ende nuk ka një vendim të tillë nga organi i Prokurorisë së Tiranës për Institutin e Mjekësisë-Ligjore. Por gjithsesi, të gjithë dëmtimet janë përshkruar në regjistrin e spitalit ku po trajtohet zonja dhe ekspertët e Mjekësisë-Ligjore përveç ekzaminimit fizik të dëmtimeve e japin vlerësimin e tyre mbi bazën edhe të kartelës. Por nisur nga kërkesa publike në emisionin Opinion, kam urdhëruar ekspertët e Institutit të Mjekësisë-Ligjore që nesër të koordinohen me Prokurorinë e Tiranës për kryerjen e ekspertimit me përparësi. Rasti po përcillet me vëmendje nga Instituti i Mjekësisë Ligjore deri në marrjen e vendimit nga ana e Prokurorisë për ekspertim”, thuhet në reagimin e ministrit Manja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *