Tritol në një banesë në Tiranë, nuk ka të lënduar

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në derën e banesës së shtetasit M.D, 65 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut, ndërsa banesa është në katin e katërt të një pallati.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.04.2023, reth orës 03:00, te Fresku, në afërsi të Insitutit të Fizikës Bërthamore, në katin e katërt të një pallati, në derën e banesës së shtetasit M. D., 65 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *