Vrasja e të riut në Tiranë, dyshohet se sherri nisi për nje vajzë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga njërin prej autorëve të vrasjes së 20-vjeçarit. Sipas burimeve zyrtare, si rezultat i kontrolleve të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur gjatë natës, shtetasi Ensi Maze teksa vijojnë kërkimet për tjetrin.

Dyshohet se sherri mes të rinjve që i mori jetën 20-vjeçarit Stivën Toshkëzi ka ardhur pas një konflikti për një vajzë dhe ishte hera e dytë që të rinjtë përplaseshin.

Sipas policisë, shtetasit Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj kanë goditur me mjet prerës shtetasin Stivën Toshkëzi, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Sherri me thika në Tiranë/ Arrestohet njëri nga autorët, tjetri në kërkim

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *