Një 32 vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri në Itali pas një sherri për motive banale.
Mediat vendase shkruajnë se policia ka bërë të mundur ndalimin e autorit të kësaj ngjarje 59 vjeçarin, Fioravanti Menotti, i cili akuzohet se për debat racist ka plagosur me armë shqiptarin identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Pas arrestimit italiani është shprehur se i vjen keq dhe se këtë veprim e ka bërë thjesht për mbrojtje pasi ka ndjerë frikë.
“Nuk doja të lëndoja njeri, më vjen shumë keq për atë që ndodhi. Por kisha frikë se mos më sulmonin dhe reagova” – ka thënë para hetuesve 59 vjeçari.
Fatmirësisht shqiptari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.