Biden-Putin, beteja e veturave! Rezistente ndaj sulmeve me bomba

Joe Biden dhe Vladimir Putin arritën në samitin e tyre historik në Gjenevë të Mërkurën me autokolonat e tyre përkatëse. Secilin udhëheqës transportohej në makinat e tyre presidenciale të papërshkueshme nga plumbat dhe me tipare shumë të klasifikuara.

Presidenti amerikan hipi në ‘bishën’ e tij, 1.5 milion dollarë, i tipit ‘Cadillac’, që u reziston edhe sulmeve me bomba dhe armë. Dyert e tij peshojnë po aq sa ato të një avioni Boeing 757 dhe gomat mund të vazhdojnë të ecin akoma edhe nëse janë shfryrë. Ekziston gjithashtu një sistem i sigurt i oksigjenit dhe furnizimit me gjak të vetë presidentit, në rast emergjence. Sediljet e pasme kanë një telefon satelitor me një linjë të drejtpërdrejtë me Zëvendës Presidentin, Kamala Harris dhe Pentagonin.

Ndërkohë, presidenti rus mburret me limuzinën e tij, e cila thuhet se është në gjendje të mbrojë Putinin edhe nëse zhytet plotësisht nën ujë. Prodhuar nga marka ruse e automjeteve luksoze NAMI, ‘Aurus Senat’ është një limo e blinduar që funksionon me një motor V8 me 4.4 litra 598 kuaj fuqi. ‘Aurus’ është përpjekja e Rusisë për të konkurruar me pesha të rënda si ‘Bentley’ dhe ‘Rolls-Royce’ në tregun e automjeteve luksoze.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *