Ditën e djeshme kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Hasin, Miftar Dauti denoncoi se një furgon i drejtuar nga i biri i kundërshtarit të tij socialist ishte duke shpërndarë ushqime në këmbim të votës.
Sakaq, në një reagim publik, Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Hasit, Halit Mulaj u shpreh se kutitë me ushqime që shihen në pamje jepen çdo vit për besimtarët myslimanë me rastin e natës së “Kadrit”.
Sqarimi i plotë:
Në këtë natë KADRI dua të shpreh gjithë keqardhjen Time, gjithë neverinë dhe indinjaten jo vetëm Timen, ndaj rivalit tim, që disa pako tradicionalisht të përvitshme në këtë natë të bekuar jepen, po e ekzagjeron si blerje votash.
Më vjen turp dhe u them sinqerisht se, nuk arrij ta kuptoj gjjthë këtë egzagjërim!!
E vetmja gjë që po kuptoj në gjithë këtë histori, është se, rivali im po tregohet shum i vogël, gjë që unë nuk e dija që është në këtë nivel!!
Të dashur miqtë e mi, nuk dua të merrem me vogëlsira, ua lë në dorë Ju të dashur Hasian, ta refuzoni masivisht këtë vogëlsirë më 14 maj,
Duke u kërkuar ndjesë për këtë reagim të detyruar nga sjellja negative e rivalit.
Uroj vetëm gëzime në familjet Tuaja..!!!