Shpërthen bombola e gazit, plagoset 63-vjeçari (Emri)

Një bombol gazi ka shpërthyer duke lënë të plagosur një shtetas 63-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Librazhd.

Shpërthimi ka ndodhur në momentin kur 63-vjeçari Safet Qarri ka qenë duke gatuar. Për shkak të plagëve të marra Qarri është dërguar drejt spitalit të djegieve në Tiranë.

63-vjeçari ka shërbyer për disa vitesh në repartin e zjarrikseve Librazhd dhe policinë e shtetit, por prej vitesh i ishte përkushtuar aktivitetit privat.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *