Pashkët/ Shqiptarët kthehen në Greqi, pritet fluks dhe ditën e sotme

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës gjatë 24 orëve të fundit ka dalë një numër i madh i shtetasve shqiptarë të cilët festuan pashkët në Shqipëri.

Sipas të dhënave të fundit nga policia kufitare kanë dalë 6398 shtetas ndërsa 4244 kanë hyrë drejt vendit tonë.

Gjatë ditës së djeshme u krijua radhë automjetesh në këtë pikë pasi pala greke ka punuar me sportele të reduktuara.

Pritet që edhe sot të ketë fluks mjetesh në drejtim të Greqisë.

Në vendin tonë për festën e Pashkës nga pika e kalimit kufitar e Kapshticës hynë gjithsej 19000 qytetarë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *