Dhunuan 21-vjeçarin, shpallen në kërkim vëllezërit

Dy shtetas janë shpallur në kërkim pasi kanë dhunuar një 21-vjeçar. Personat me inicialet N. Xh.(A), 32 vjeç dhe E. H.(A), 30 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Drashovicë ditën e djeshme, në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht shtetasin D. Z., 21 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokuori dhe shpallën në kërkim shtetasit N. Xh.(A), 32 vjeç dhe E. H.(A), 30 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Drashovicë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht shtetasin D. Z., 21 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast”– njofton Policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *