Gleard Gusholli, 31-vjeçari i cili dhunoi barbarisht dhe izoloi për një javë në banesë 28-vjeçaren me iniciale R.B, del sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Gusholli u arrestua dy ditë më parë së bashku me miqtë e tij të cilët ndihmuan që mos të zbulohej e vërteta si dhe të tentonte të arratisej. Avokatët e 31-vjeçarit kanë kërkuar masë më të lehtë sigurie ndaj të autorit pasi sipas tyre, Gleard Gusholli në një periudhë prej 6 muajsh, konsumonte rregullisht antidepresantë gjë që sipas tyre ka bërë që mos të ketë qenë i kthjellët në veprimet që ka kryer ndaj të dashurës së tij.
Një tjetër pretendim që kanë ngritur avokatët ka qenë dhuna e dyanshme, pra mbrojtja e Glerad Gushollit pretendon se edhe vajza e ka dhunuar 31-vjeçarin pasi të dy kanë qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
Sidoqoftë, duhet theksuar se në dëshminë e së rëse, ajo pranoi se kishte konsumuar lëndë narkotike me detyrim dhe presion nga 31-vjeçari.