Tre nga banorët e Big Brother VIP Deamishel, Kristi dhe Jori biseduan në orët e para të mëngjesit të sotëm lidhur me emrin e finalistit të parë, i cili do shpallet mbrëmjen e sotme gjatë spektaklit.
Sipas Deas, Luizi mund të shpallet finalisti i parë.
Sakaq, edhe Kristi mendon se finalisti i parë është dikush mes tre banorëve më të vjetër në shtëpi, që janë ai, Dea dhe Luizi. Ai tha se nuk ka një mendim të qartë se kush mund të jetë, por mendon se mund të shpallet edhe Dea.
Nga ana tjetër, Jori përmendi ish-banorët që u futën sërish në shtëpi, ku njëri prej tyre mund të ketë shanse për finale. Sipas saj, mes Kiarës dhe Efit, kjo e fundit ka më shumë shanse ta prekë finalen. Ajo dhe Kristi mendojnë se edhe Qetsori është lojtar shumë i fortë dhe se mund të jetë finalist.