Parlamenti Evropian miratoi ditën e sotme vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ditën e nesërme, më 19 prill, do nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave, ndërsa më pas mbetet vetëm botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij.
Këshilli i ministrave të BE-së e ka miratuar me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave për Kosovën, muajin e kaluar.
Zbatimi i vendimit nuk do të shtyhet më larg se 1 janari i vitit 2024. Parlamenti Evropian ka qenë institucioni i BE-së, i cili më së shumti e ka mbështetur lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës dhe vazhdimisht ka qortuar Këshillin e BE-së dhe Komisionin Evropian për, siç është thënë, vonesa të panevojshme në këtë proces.