31-vjeçari Gleart Gusholli mbajti peng për një javë dhe dhunoi barbarisht partneren e tij 28-vjeçe. Motra e autorit e cila tregoi se është e shokuar në lidhje me ngjarjen.
Motra e autorit ndër të tjera ka rrëfyer se 28-vjeçares i ka qëndruar pranë në spital për tre ditë deri sa e ka larguar policia. Ajo tha se do ta duan gjithmonë vajzën sido që të shkojnë gjërat dhe se nëna e saj është shumë e shqetësuar.
Pjesë nga intervista:
Motra e dhunuesit: Nuk dua të flas fare realisht, asaj i uroj shërim të shpejt. E kam dashur e dua akoma, e dua si motër, e kam ndihmuar me gjithë shpirt me çdo gjë, por më ka vrarë shumë me ca gjëra që janë të paqena. Nuk dua të flas fare, fare…Janë shumë gjëra, ajo nuk është në gjendje që të merret në pyetje dhe nuk më ka pëlqyer fare, se derisa nuk je në gjendje, nuk je mirë nuk ke pse del në televizor. Edhe ne të rënduar jemi, kjo është fatkeqësi e jona, vëllai im nuk ka qenë, nuk e di pse ka përfunduar në atë pikë, nuk di çfarë të them…
Po në lidhje me ju që e keni mohuar?
Motra e dhunuesit: Unë e dua atë gocë, familjen e saj e admiroj, kam pasur marrëdhënie shumë të mira, atë gocë e dua me shpirt e kam ndihmuar dhe i kam thënë “më rëntë pika” dhe nuk është e vërtetë ajo që tha në lidhje me lekët që i ka policia.
Ajo tha në lidhje me ju që nuk e njihni e keni gjetur në rrugë?
Motra e dhunuesit: Jo, jo nuk është e vërtetë fare, nuk e di; unë uroj shërim të shpejt, nuk dua të merrem fare me asnjë lloj media. Zoti e ndihmoftë, e dua shumë dhe do t’i thuash se… do të dojë gjithë jetën. I kam ndenjur 3 ditë në spital se aq shumë e doja.
I ke qëndruar tani 3 ditë në spital?
Motra e dhunuesit: I kam qëndruar që atë ditë po, shkoja në rajon shkoja te ajo i rrija aty pranë…
Domethënë ti nuk e ke braktisur asnjëherë?
Motra e dhunuesit: Asnjë moment, e ke me fakte ke policinë, asnjë moment. Mua më ka larguar policia që mos hajde më këtu, mos të shoh më këtu…
Ke marrë ndonjë takim me vëllain, që pse e bëri këtë gjë?
Motra e dhunuesit: Jo, jo, jam e shokuar nga të gjitha anët, vetëm kaq do ti thuash që I… të ka dashur gjithmonë e të do, kaq vetëm këtë transmetoja nga mua edhe familjes. I… ju respekton nga të gjitha anët, ju do shumë dhe ka për t’ju dashur gjithmonë sido që të shkojnë gjërat. Dua të mbaj nënën time se është shumë e shokuar…/News24