Drejtuesja e qarkut politik të Lezhës për PD, Jozefina Topalli ka ngritur shqetësimin për shpopullimin. Në një emision televiziv Topalli deklaroi se shqiptarët po zhduken nga keqqeverisja, ndaj duhet ndryshim.
“Ne kemi vetëm në 8 vitet e fundit 800 mijë shqiptarë, shumica e të cilëve të rinj, që janë larguar nga Shqipëria. Një vend ku ik rinia është një vend pa perspektivë. Ne do pranojmë që të zhdukemi sepse ne po zhdukemi, në qoftë se ne nuk pranojmë se po zhdukemi ne kemi një problem të madh me veten dhe kjo të stopohet duhet të bëhet diçka e madhe e fortë, e ka emrin ndryshim dhe ky ndryshim duhet të filloj që tani”, theksoi ajo.
Në të njëjtën kohë, Topalli ka akuzuar qeverinë për keqqmenaxhim të buxhetit duke thënë se ka rritur borxhin publik dhe nuk ka rritur pagat. Ajo theksoi se gjatë kohës kur PD ishte në pushtet, borxhi publik ishte nën kontroll dhe pagat u dyfishuan.