Prisnin dru në zonat e mbrojtura, arrestohen 2 persona

Dy shtetas janë vënë në prangat e policisë pasi prisnin dru në zonat e mbrojtura të Peshkëpisë pa leje.

Sasitë e lëndës drusore, automjeti me të cilin po transportohej kjo lëndë dhe një motorsharrë që kishte shërbyer për prerjen e saj janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

“Në vijim të kontrolleve të mbështetura nga inteligjenca informative, me fokus parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë goditur një rast tjetër në këtë fushë, për të cilin u arrestuan në flagrancë shtetasit R. K., 39 vjeç dhe S. Sh., 42 vjeç, të dy banues në Pogradec.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin R. K. dhe pasagjer shtetasin S. Sh., dhe gjatë kontrollit të ushtruar në të, kanë gjetur një sasi lënde drusore e dyshuar e prerë nga këta 2 shtetas, në kundërshtim me ligjin, në zonën e mbrojtur të pyjeve të fshatit Peshkëpi.” – njofton policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *