Gjykata e Tiranës caktoi ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për Gleard Gushollin dhe detyrim paraqitje për katër të afërmit e tij.
Gusholli u arrestua pak ditë më parë pasi kishte mbajtur dhe dhunuar për ditë me radhë partneren e tij. Ai është shprehur para trupit gjykues se gjithçka ka ndodhur për shkaqe xhelozie.
Seanca është zhvilluar me seanca të mbyllura.
Një ditë më parë 28-vjeçarja e dhunuar e akuzoi Gushollin se e ka goditur dhe dhunuar në të gjithë trupin, dhe se e kishte detyruar të konsumonte dhe lëndë narkotike tip kokainë.