Nuk janë të vështirë për t’u dalluar në fakt.
Këto janë disa cilësi që në shumicën e rasteve kanë personat që gënjejnë:
1. Gënjeshtarët flasin shumë
Dëgjoni me vëmendje përgjigjen e menjëhershme të dikujt pasi ta pyesni nëse ka bërë diçka. Përgjigjet tipike të gënjeshtarëve janë: “unë nuk jam ai lloj personi” ose “siç ju thashë më parë”. Në thelb, ata thonë për njëqind gjëra, përveç një përgjigjeje të drejtpërdrejtë për pyetjen tuaj.
2. Gënjeshtarët përpiqen t’ju shesin të vërtetën
Kur dikush ju thotë të vërtetën, ai nuk është i interesuar t’ju bindë për asgjë. Ata duan t’ju thonë vetëm të vërtetën.
3. Gënjeshtarët lehtësohen kur biseda përfundon
Gënjeshtra kërkon shumë më tepër energji sesa të thuash të vërtetën. Për këtë arsye, gënjeshtarët shpesh lehtësohen pasi mbaron një diskutim.
4. Gënjeshtarët buzëqeshin me gojën e tyre, jo me fytyrën
Shikoni buzëqeshjen në fytyrën e një gënjeshtari. Gënjeshtarët buzëqeshin me gojën mbyllur, buzët e shtrënguara, pa lëvizje në ballë. Një buzëqeshje e vërtetë ndriçon të gjithë fytyrën.
5. Historitë e gënjeshtarëve janë shumë perfekte
Kur një person po thotë të vërtetën, veçanërisht për diçka që është dramatike, historia ndoshta nuk do të ketë një rrjedhë logjike.
Një gënjeshtar do të plotësojë një histori me shumë detaje të tepërta. Pse? Për shkak se ata nuk kanë detaje të vërteta, ata kanë tendencën të fusin shumë detaje që janë të parëndësishme.
6. Gënjeshtarët përdorin përemra jopersonalë
Një person që gënjen ka vështirësi në kontaktin me sy. Ai do të distancohet nga fjalët e veta, duke shmangur përemrat vetjakë si unë, imja etj. Në vend të kësaj, gënjeshtari shpesh do të flasë në vetën e dytë shumës “ju”, ose “ata” ose “atij”.