Ditën e sotme u mor vendimin për liberalizimin e vizave të Kosovës.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se vendi duhet të marrë sa më parë edhe konfirmim për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe të bëhet pjesë e Partneritet për Paqe.
“Lajm i mrekullueshëm nga Parlamenti Europian, që sot heqi pengesën e fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën! Falënderim i veçantë për eurodeputetët për marrjen e këtij vendimi meritor dhe për gjithë ata që kontribuan që ky proces të përmbyllet me sukses. Tani është momenti që Kosova po ashtu ta marrë sa më shpejt konfirmimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe fillimin e Partneritetit për Paqe”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social ‘Facebook’.