Një automjet në bulevardin kryesor “Dëshmorët e Kombit” para kryeministrisë është përfshirë nga flakët.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse. Fatmirësisht nuk raportohen lënduar përveç dëmtimeve të shumta materiale.
Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një defekt teknik i mjetit tip “Benz”.
Njoftimi i policisë
Me datë 18.04.2023, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të dy kullave, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të shtetasit E. B. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.