Luizi zbulon se çfarë nuk i pëlqen tek Kiara

Vëllai i Madh ka njoftuar dje banorët se kanë mundësinë që të organizojnë një koncert me orkestrën e Top Channel.

Secili nga banorët duhet që të përzgjedhë këngën që dëshiron të këndojë dhe ta tregojë në dhomën e rrëfimit. Më pas Vëllai i Madh do t’u mundësojë atyre tekstet e printuara dhe tonalitetin që ata dëshirojnë të këndojnë.

Kiara Tito teksa ishe e shtrirë pranë partnerit të saj, Luiz Ejlli, po këndonte një këngë në italisht dhe shprehet se e gjeti këngën për koncertin.

Kur moderatorja po këndonte këngën e Lucio Dalla-s, “Ti voglio bene Assai”, Luizit duket se nuk i pëlqen mënyra se si ajo këndon dhe bën humor e thotë:

“E kam për grua. E keqja është se e kam marrë pa të drejtë kthimi”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *